Spanja dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të ‘Euro 2024’.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë e Anglisë kundër Spanjës në një kampionat evropian – dhe Tre Luanët triumfuan në dy të mëparshmet.
Të dy kombëtaret janë takuar dy herë edhe në Kupën e Botës. Në vitin 1950 Spanja fitoi 1-0 në një lojë në grup në Rio de Zhaneiro dhe në 1982 ata luajtën një barazim pa gola në ‘Bernabeu’ në fazën e dytë të grupeve.
Ekipi kombëtar i Spanjës ka fituar tre finalet e fundit të turneve ndërkombëtarë, ndërsa nëntë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve dhe 10 finalet e Ligës së Evropës që përfshin një skuadër spanjolle dhe një ekip të huaj kanë përfunduar të gjitha me fitoren e atyre që vijnë nga ‘Furia e Kuqe’.