Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj godet Kurtin: Në tre vite Qeveria ka ble 500 milionë euro rryme të shtrenjtë të cilë ua faturoi qytetarëve duke i ngritur çmimet

Haradinaj godet Kurtin: Në tre vite Qeveria ka ble 500 milionë euro rryme të shtrenjtë të cilë ua faturoi qytetarëve duke i ngritur çmimet

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj po mban konferencë për media pasi Qeveria Kurti ka votuar pro pagesës së dëmshpërblimit prej 21 milionë eurove ndaj kompanisë “ContourGlobal”, duke e fajësuar kështu Haradinajn për këtë humbje milionëshe.

Haradinaj u shpreh se në tre vitet e fundit që shkuan Qeveria Kurti ka ble rryme të shtrenjtë të cilën ua ka faturu qytetarëve të Kosovës.

“Në tre vitet që shkuan Kosova ka ble 500 milionë euro rrymë të shtrenjtë dhe atë ua ka faturuar qytetarëve të Kosovës duke ua rrit çmimin, pra Qeveria Kurti dy here”- u shpreh ai tutje.