Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Opozita kërkon të hiqen nga rendi i ditës tri projektligjet e kontestuara, mocioni nuk kalon

Opozita kërkon të hiqen nga rendi i ditës tri projektligjet e kontestuara, mocioni nuk kalon

Paritë opozitare përmes një mocioni procedural të paraqitur nga PDK kanë kërkuar që të hiqen nga rendi i ditës i seancë së sotme të Kuvendit, Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, dhe ai për Këshillin Prokurorial.

Nga opozita kanë thënë se këto tri projektligje kanë përmbajtje të theksuar antikushtetuese, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Mocioni është i arsyeshëm dhe këto tri ligje kanë përmbajtje të kontestuar kushtetuese. Ligji për Këshillin Prokurorial dhe Projektlgiji për Zyrtarët Publikë dhe ai për KPM-në kanë përmbajtje të theksuar kushtetuese dhe si Kuvend nuk duhet të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ndërsa ai i AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo mund të jetë një nga seancat më të dëmshme të kësaj legjislature, në rast se këto tri projektligje kalojnë.

“Si opozitë mendojmë që kjo mundet me qenë një ndër seancat më të dëmshme të kësaj legjislature sepse ka mundësi të miratojë tri ligje që kanë për qëllim kapjen e shtetit në mënyrë ligjore, e kapjen e ind të pavarura.Në qoftë se e kaloni Ligjin për Administratën Shtetërore, mos harroni që nuk ka më qeveri që mundet me u ndryshu”, tha Tahiri.

Mocioni i opozitës nuk ka kaluar.