Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar së fundmi për situatën pas zgjedhjeve në Britani dhe Francë, shkruan TV Arbëria.
“Fitorja spektakulare e Partisë Laburiste në Britani dhe suksesi i koalicionit të gjerë majtist, Fronti i Ri Kombëtar, kundër partive të ekstremit të djathtë në Francë, të drejtuar nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, ka nxitur shpresa se më fund e majta po e gjen rrugën për t’u shndërruar në “terapi” politike ndaj telasheve të prodhuara nga e djathta”, ka shkruar Kasolli.
Analisti në analizën e tij thotë se në Britani situate ende është e paqartë.
“Mirëpo, edhe sa i përket Britanisë është ende herët të thuhet se mund të priten rezultate impresive nga qeveria re. Sipas, Fintan o’Toole, në shkrimin “Can Starmer Save Britain”? të botuar para pak ditë në Foregin Affairs, asnjë nga sfidat me të cilat sot përballet shoqëria britanike nuk mund të kurohen pa një ndryshim rrënjësor të sistemit. Dhe politika e këtij shteti mjerisht është e hendikepuar pikërisht në këtë drejtim”, shkruan Kasolli.
Analisti tutje thotë se përshkak të situatës në të cilën ndodhet bota është vështir të thuhet se do të ketë ndryshime.
“Mirëpo, përtej këtyre rasteve specifike, partitë e këtij spektri politik për shkak të situatës në të cilën gjendet bota, vështirë se mund të shndërrohen në prijatare të ndryshimeve të domosdoshme. Për më shumë presioni për të fituar vota i ka bërë ato që në shumë çka t’u ngjajnë partive të djathta. Le të marrim vetëm shembullin e Britanisë. Kryeministri i këtij vendi, Kair Starmer, pa asnjë hezitim i ka pranuar kufizimet fiskale konservatore të cilat e paraqesin pengesën kryesore në reformimin e investimeve publike. Kurse kohë më parë mediumi i njohur britanik “The Guardian” në shkrimin “Adopting rightëing policies ‘does not help centre-left ëin votes” konstatonte, se pikërisht shpresa e formacioneve të qendrës sociale demokrate se do të mund ta ruanin mbështetjen në opinion duke i adaptuar politikat e krahut të djathtë për tema sikur se emigracioni dhe ekonomia, ka ndikuar që ato ta përqafojnë antitezën e tyre. Pra në këtë mënyrë, ato nuk janë asgjë tjetër, pos vazhdim i politikave të djathta me vello majtiste”, ka shkruar Kasolli transmeton TV Arbëria.
Për më shumë rreth analizës lexoni të plotë më poshtë:
Pse e majta aktualisht nuk ofron një alternativë të duhur politike?