Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani në Uashington takohet me senatorë e kongresistë amerikanë, i falënderon për kontributin ndaj Kosovës

Osmani në Uashington takohet me senatorë e kongresistë amerikanë, i falënderon për kontributin ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e NATO-s për 75-vjetorin e themelimit, shkruan TV Arbëria.

Presidentja nga Uashingtoni ka treguar se është takuar me senatorë e kongresistë amerikanë, ku thotë se ishin zëri i popullit të Kosovës.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja.

Osmani tutje shkruan se në kuadër të këtij samiti i falënderoi për kontributin e tyre ndaj Kosovës.

“Në Ëashington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”, ka përfunduar presidentja. /TV Arbëria