Që nga muaji mars, kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa shtëpi, pasi stadium “Fadil Vokrri” ‘shkoi’ në rinovim.
Fusha e këtij stadiumi ishte si mos më keq, pasi ishte stërpërdorur, dhe kështu të luash aty ishte e pamundur.
Mirëpo, pamjes së keqe të fushës së këtij stadiumi i erdhi fundi.
Që disa muaj, fusha ishte nën rinovim, duke u zhvendosur në një fushë që përbëhet nga bari hibrid, apo i përzier (sintetik dhe natyral).
Tashmë fusha e stadiumit të Kosovës dhe Prishtinës ka marrë pamje të bukur, dhe po bëhet gati për klubet kosovare që luajnë në Europë këtë sezon