Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një ‘mal’ me mbeturina në Kllokot, qytetarët ankohen se prej më shumë se një muaji kompania nuk i ka pastruar kontinjerët

Një ‘mal’ me mbeturina në Kllokot, qytetarët ankohen se prej më shumë se një muaji kompania nuk i ka pastruar kontinjerët

 

Një ‘mal’ me mbeturina janë grumbulluar tash e një muaj në Kllokot, shkruan Arbëria TV.

Qytetarët e Komunës së Kllokotit janë ankuar në redaksinë e TV Arbëria dhe kanë bërë të ditur se prej më shumë se një muaji mbeturinat nuk janë hequr fare nga kontinjërët e vendosur pranë vendbanimit të tyre.

“Kundërmon aromë e tmerrshme dhe të gjitha mbeturinat po bien në tokë, për shkak se nuk ka vend në kontinjera. Që një muaj e sa askush nuk ka ardhur për t’i hequr mbeturinat nga kontinjerat”, është shprehur njëra nga banoret e Kllokotit.

Aktualisht nuk dihet arsyeja se pse kompania e cila zakonisht ka hequr mbeturinat, nuk e ka bërë këtë gjë prej më shumë se një muaji.

Kujtojmë se pikërisht tani është sezona në të cilën Kllokoti vizitohet nga shume qytetarë anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj, për shkak të banjave dhe shërbimeve fizioterapeutike që ofrohen atje.

TV Arbëria më poshtë sjell pamjet e dërguara nga qytetarët e Kllokotit.