Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Fundit në Kosovë, Imer Rexhaj nga fshati Petrovë i Shtimes.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Ferizaj Media”.
Imer Rexhaj mori pjesë në luftën për çlirimin e vendit bashkë me vëllezërit e tij Fatmirin dhe Xhevatin.
Ndërsa, OVL, dega në Shtime kanë shprehur ngushëllime për bashkëluftëtarin e tyre.
I ndjeri do të varroset sot më datë 10.07.2024 me ceremoni ushtarake, në orën 18:00 , në varrezat e fshatit Petrovë, ndërsa Imeri pas vetes la bashkëshorten edhe dy fëmijë.
Njoftimi i plotë:
Lajm i hidhur: Ndërron jetë, në moshën 46 vjeçare Veteran i Luftës së UÇK-së. IMER (BEQIR) REXHAJ, nga fshati Petrovë.
***
Njoftim Mortor!
Të tronditur thellë sot në këtë mëngjes morëm lajmin e pa pritur shumë të hidhur për ikjen në amshim edhe të një luftëtarit të lirisë!
Ndërron jetë, në moshën 46 vjeqare Veteran i Luftës së UÇK-së. IMER (BEQIR) REXHAJ, nga fsh. Petrovë.
Ceremonia ushtarake e varrimit do të bëhet sot më datë 10.07.2024, në orën 18:00 , në varrezat e fshatit Petrovë afër Xhamis.
Imeri pas vetes la bashkëshorten edhe dy fëmijë.
Familja Rexhaj, po edhe Imeri, Kosovës e lirisë i dhanë shumë, nga kjo familje Imeri në radhët e UÇK-së ishe vet i treti me dy vëllezrit Fatmirin dhe Xhevatin. Sakrifica sublime dhe mundi i bijëve dhe bijave na solli lirinë e pritur gjatë, ndaj me këtë rastë OVL të UÇK dega Shtime i shprehë ngushëllime Familjes Rexhaj, bashkëluftëtrëve, farefisit dhe miqve.
Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Imer Rexhaj!
I leht të qoftë dheu i Kosovës!
Njofton OVL – UÇK Shtime