Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Një zyrtar i NATO-s thotë se Rusisë i mungojnë ushtarët dhe municionet për ofensivë të madhe në Ukrainë

Një zyrtar i NATO-s thotë se Rusisë i mungojnë ushtarët dhe municionet për ofensivë të madhe në Ukrainë

r të nisur një ofensivë të madhe në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë i NATO-s.

Zyrtari tha se Moskës do t’i duhet të sigurojë një furnizim të konsiderueshëm të municioneve nga vendet e tjera përtej rezervave që ka tashmë, për ta bërë këtë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Rusia do të jetë në gjendje ta mbajë ekonominë e saj në një bazë lufte edhe për disa vite të tjera.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do të duhej “kohë”, përpara se Ukraina të mund të mblidhte municionet dhe ushtarët që i nevojiten për të kryer ofensivën e saj.

Rusia i ka inkurajuar njerëzit të regjistrohen për të luftuar në Ukrainë, duke u ofruar atyre paga shumë mbi mesataren.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha së fundmi, se gati 200 mijë rekrutë kishin nënshkruar kontrata në vitin 2024 deri më tani.