Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata ka thyer heshtjen dhe ka folur pas ‘ndërhyrjes’ së sigurimit në të, pas fitores ndaj Francës të martën mbrëma.
Spanja fitoi me rikthim ndaj Francës me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e Copa America, duke siguruar një vend në finalen e madhe.
Megjithatë, festa e spanjollëve për një moment u ndal, pasi një sigurim i stadiumit rrëshqiti dhe rrëzoi sulmuesin Morata, i cili u duk se u lëndua
Por, për fatin e kombëtares La Roja dhe vetë lojtarit, lëndimi nuk ka qenë aspak serioz dhe gjithçka ishte një dhimbje e momentit.
Sot (e mërkurë), skuadra spanjolle u largua nga hoteli i përqendrimit në Munih në orën 10 të mëngjesit, duke u nisur drejt vendin ku do të qëndrojnë deri para finales së madhe të Euro 2024.
Trajneri Luis de la Fuente i ka dërguar një mesazh spanjollëve duke i kërkuar që të vazhdojnë kështu dhe të mos ndalojnë së bëri tifo për skuadrën.
Nga ana tjetër, Morata bëri ‘shakanë’ e ditës. I pyetur për gjendjen fizike pas ‘ndërhyrjes’ nga sigurimi, sulmuesi tha se ky është “karton i verdhë dhe kaq” dhe se prezenca e tij në finale nuk është në rrezik.