Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > ​Çfarë është stresi qelizor dhe si ndodh?

​Çfarë është stresi qelizor dhe si ndodh?

Ne jemi pothuajse tërësisht të përbërë nga qeliza, të cilat sigurojnë funksionin e zemrës, trurit, mushkërive, muskujve dhe shumë më tepër.

Por qelizat tona përballen edhe me pengesa të shkaktuara nga stresi, shkruan Mind Body Green.

Mjeku i mjekësisë integruese dhe funksionale Marco Menolascino thotë se stresi qelizor ndodh brenda vetë qelizave, kur ato ndikohen negativisht nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, të cilët rrezikojnë aftësinë e tyre për të funksionuar në mënyrë efikase.

“Shumë nga këto shkaqe janë jashtë kontrollit tonë, si mosha dhe mjedisi. Por, nga ana tjetër, ka diçka që ne mund ta kontrollojmë, dhe kjo është dieta, ushtrimet dhe gjumi. Faktorët më të mëdhenj dhe më të zakonshëm që kontribuojnë në stresin e qelizave janë radikalet e lira, të cilat rriten me moshën, zgjedhjet e gabuara të stilit të jetesës dhe disa probleme shëndetësore”, tha ai.

Sipas tij, “stresi qelizor reduktohet në mitokondri, të cilat më së miri imagjinohen si termocentrale që ofrojnë energjinë e nevojshme për funksionimin e të gjithë trupit.

“Kur qelizat janë nën stres, ai sistem energjetik rrezikohet, por nëse ato kanë ndihmën e antioksiduesve të synuar, mitokondria mund të jetë çelësi i shëndetit të përsosur,” tha Menolascino.

Mitokondritë krijojnë edhe radikale të lira të cilat, kur grumbullohen në trup, mund të shkaktojnë edhe stres oksidues që mund të përshpejtojë procesin e plakjes dhe të ndikojë në shëndetin tonë. Antioksiduesit luajnë një rol kyç në parandalimin e kësaj.

“Antioksiduesit janë sfungjerë që fshijnë këto radikale të lira të tepërta në mënyrë që të keni prodhim optimal të energjisë pa efektet anësore të radikalëve të lirë”, tha Menolascino.

Duhet të kihet parasysh se niveli i tyre zvogëlohet me kalimin e moshës dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme të shtojmë marrjen e ushqimeve të pasura me antioksidues me kalimin e moshës.

“Të gjithë duhet të dinë se çdo qelizë në trupin tonë ka një fabrikë energjie të njohur si mitokondri. Kur mitokondritë mund ta bëjnë punën e tyre në mënyrë efikase, me sa më pak radikale të lira që ndërhyjnë në to, ne kemi qeliza të shëndetshme”, tha Menolascino.

Powered by WordPress