Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zjarret masive në Shqipëri, Greqia dërgon për ndihmë dy avionë zjarrfikës

Zjarret masive në Shqipëri, Greqia dërgon për ndihmë dy avionë zjarrfikës

Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në Shqipëri.

Avionët që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u ngritën pak minuta më parë.

Ndryshe, dy zjarrfikës, pjesë e operacionit të djeshëm për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Njeri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi. Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe helikopterë që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive që shtriheshin në disa kilometra.

 

Themes by WordPress