Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdiq i riu nga Deçani, Zemaj: Ishte i dashtun për vendin dhe familjen

Vdiq i riu nga Deçani, Zemaj: Ishte i dashtun për vendin dhe familjen

Ka vdekur i riu Val Azllan Zukaj nga Belegu i Deçanit.

Për vdekjen e tij shkroi edhe depueti i LDK’së, Armend Zemaj, i cili tha se Zukaj mori sot lamtumirën e fundit.

Zemaj derisa u shprehi familjarëve ngushëllime, tha edhe disa karakteristika që e kanë veçuar tashmë të ndjerin.

“Sot, mori lamtumirën e fundit i riu Val Azllan Zukaj nga Belegu i Deçanit. Djalë i lindur e rritur në Gjermani, i shkolluar dhe me prespektivë, me një fjalë ashtu siç janë me traditë familja e tij edhe ai ishte i dashtun për vendin, familjen e bashkëkombasit e vet.

Ngushëllime të sinqerta prindërve, familjes e miqve të tij”, shkroi Zemaj.