Franca ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Spanjës e cila po luhet në kuadër të fazës gjysmëfinale në Euro 2024.
Po zhvillohej minuta e tetë kur Kylian Mbappe me një super krosim brenda zonës gjen kokën e Randal Kolo Muanit i cili me lehtësi shënon për 1-0.
Ky gol tani do ta bëjë sfidën edhe më interesante, ndërsa kjo ishte vetëm hera e dytë që Spanja e gjen veten në disavantazh në këtë Kampionat Evropian, pasi hera e parë ishte ndaj Gjeorgjisë.