Këngëtari i njohur, Justin Bieber, është paguar 10 milionë dollarë pasi performoi në njërën ndër festat para martesore të birit të personit më të pasur në Indi, Mukesh Ambani, Anant Ambani dhe partneres së tij Radhika Merchant.
Ylli ka kënduar dhjetëra hite të tij si “Baby”, “Love Yourself” e “Peaches”, në ndejën private të çiftit Ambani, shkruan Page Six.
Bieber, i cili raportohet të ketë pasuri prej 300 milionë dollarësh, ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, përfshirë edhe disa fotografi me dhëndrin dhe nusen.
Menjëherë pas perfomimit, Bieber, u rikthye në Amerikë për t’u bashkuar me gruan e tij shtatzënë, Hailey.
Anant Ambani është djali i biznesmenit më të pasur në Azi, i cili sipas revistës “Forbes” ka një pasuri prej 123.4 miliardë dollarsh.