Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Gashi në samitin parlamentar të NATO-s: RMV është e përkushtuar në promovimin e stabilitetit rajonal dhe global

Gashi në samitin parlamentar të NATO-s: RMV është e përkushtuar në promovimin e stabilitetit rajonal dhe global

Delegacionet nga 23 shtete anëtare dhe Ukraina u përfaqësuan në nivelin më të lartë, kështu që vetë ngjarja dëshmon përkushtimin e lartë të parlamenteve dhe rolin e tyre aktiv në ndërtimin e arkitekturës botërore të sigurisë dhe promovimin e vlerave Atlantike.

Samiti u hap nga presidenti i përkohshëm i AP të NATO-s, kongresmeni Gary Connolly, kreu i delegacionit amerikan në AP të NATO-s, kongresmeni Michael Turner dhe Kryetari i Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, të cilët patën fjalime përshëndetëse për pjesëmarrësit. Në fjalimet e tyre të shkurtra, theksi u vu në luftën në Ukrainë, nevojën për një aleancë më të madhe në ofrimin e ndihmës së nevojshme për Ukrainën në kapacitetet ushtarake, praktikat e mira, ekspertët teknikë, pajisjet mjekësore, rindërtimin e sektorit energjetik.

Gjatë fjalimeve tre minutëshe, delegacionet shprehën pikëpamjet e tyre për sfidat aktuale të sigurisë si dhe interesat dhe harmonizimet kombëtare. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke përshëndetur mbajtjen e këtij Samiti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e Politikës së dyerve të hapura, arritjen e qëllimit të synuar prej +2% të BPP për investime në pajisjet ushtarake të çdo vendi anëtar të NATO-s, përkushtimi i vendit në promovimin e një atmosfere dhe politikash të stabilitetit rajonal dhe global, nevoja për një partneritet thelbësor me Bashkimin Evropian për të forcuar komplementaritetin e tij strategjik me NATO-n dhe rëndësinë e zërit të parlamenteve dhe parlamentarëve.

Fondi Gjerman Marshall, në bashkëpunim me kompaninë “Boeing”, dhe me rastin e 75-vjetorit të NATO-s, organizoi një mëngjes pune për të gjithë pjesëmarrësit e Samitit Parlamentar. Në këtë takim u demonstrua rëndësia dhe pesha e instituteve analitike, fondacioneve dhe organizatave think-tank në krijimin e projekteve globale të sigurisë dhe të mbrojtjes, të cilat përfaqësojnë mbështetje solide intelektuale për Aleancën në zbatimin e aktiviteteve të saj.

Kryetari Gashi, pas përfundimit të Samitit Parlamentar, ka dhënë një deklaratë për redaksinë maqedonase dhe shqipe të “Zërit të Amerikës”. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Mike Johnson dhe shefi i Delegacionit të SHBA-së në AP të NATO-s, kongresmeni Michael Turner, organizuan një pritje për pjesëmarrësit e Samitit Parlamentar në ndërtesën e Kongresit Amerikan. Në pritje mori pjesë edhe Gary Connolly, ushtrues detyre i presidentit të AP të NATO-s dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ata, me fjalimet e tyre të rastit, përshëndetën të pranishmit dhe e shënuan 75-vjetorin e Aleancës, duke theksuar mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës dhe rolin e të gjitha vendeve aleate dhe partnere në ndërtimin dhe ruajtjen e sigurisë globale.

Pas përfundimit të Samitit Parlamentar, Shefat dhe zëvendësshefat e delegacioneve mbajtën një mbledhje të posaçme të Komisionit të Përhershëm, në të cilën u miratuan ndryshimet statutore dhe procedurale, me të cilat u formua një menaxhim i lartë i përkohshëm i AP të NATO-s, për shkak të disa ndryshimeve të karrierës në raport me ato të mëparshme. Në takim mori pjesë deputeti Mile Talevski, zëvendës shef i delegacionit të Kuvendit në Këshillin e Sigurimit të NATO-s. Kongresmeni Gary Connolly u emërua si President i përkohshëm i AP të NATO-s dhe të gjitha vendimet e tjera do të verifikohen në sesionin e ardhshëm vjetor të AP të NATO-s në Montreal, Kanada.

Powered by WordPress