Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Pse nuk duhet t’i shkulni kurrë thinjat që shihni nëpër flokë?

Pse nuk duhet t’i shkulni kurrë thinjat që shihni nëpër flokë?

“Sa herë shkulni një thinjë, shumë të tjera do të rriten brenda natës!” Këtë legjendën urbane e kemi dëgjuar të gjithë, por sa e vërtetë është? Në fakt s’është ide e mirë t’i shkulni, por jo sepse do t’ju dalin shumë më tepër nga ç’keni. Kjo teori s’është e bazuar në shkencë dhe rrjedhimisht nuk ka asnjë lloj vërtetësie. Eshtë normale të humbasësh deri në 159 qime në ditë, por në thelb ato nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën në asnjë lloj forme, kështu që tërheqja e një fijeje nuk shtyn të tjerë nga skalpi i kokës.

Po çfarë mund të ndodhë nëse ju përpiqeni të hiqni atë thinjën, që të paktën të zhduket për pak kohë? Flokët e shkulur të cilave ju i shkurtuat jetën do të ndalojnë për pak dhe do të fillojnë ciklin e ardhshëm të rritjes pas rreth tre muajsh.

“Në çdo cikël pas moshës 20 vjeç, flokët rriten pak më të hollë dhe qëndrojnë për një kohë pak më të shkurtër. Ciklet në kokë mesatarisht ndodhin çdo pesë vjet, dhe ka një numër të kufizuar të tyre.

Pra duke shkulur fijet e flokëve me vetëdije të plotë, mund të jeni duke i bërë vetes më shumë dëm sesa nder. Përveçse shkurtoni ciklin e rritjes së tyre, ju i shkaktoni traumë gjëndrës së flokëve- gjë e cila çon në infeksion apo edhe në zona të bardha ku nuk dalin më flokë.

Thinjat janë të pashmangshme kur rritemi, aq më tepër nëse janë pjesë e gjeneve tona, prandaj është thjesht çështje kohe t’i shohim. Prandaj, flokët e rinj nuk po ju dalin sepse ju shkulët disa fije, por thjesht sepse koha kalon.

Powered by WordPress