Ministria e Drejtësisë në krye me Albulena Haxhiun ka angazhuar tri konsulente individuale për nevoja të Avokaturës Shtetërore.
Konsulentet e angazhuara janë Albionë Mehmeti, Laureta Elshani dhe Berna Gashi. Mehmetin dhe Elshani kanë nënshkruar kontrata në vlerë prej 14 mijë e 400 euro, derisa Gashin në vlerë 14 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj apo dy vite.

Kualifikimet e kërkuara për këto pozita kanë qenë diploma universitare nga fusha e drejtësisë dhe së paku një vit përvojë pune.
