Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dy aksione të Policisë kundër fajdeve, pesë të arrestuar

Dy aksione të Policisë kundër fajdeve, pesë të arrestuar

Policia e Kosovës ka realizuar dy operacione gjatë të cilëve ka arrestuar pesë të dyshuar dhe ka sekuestruar dëshmi relevante në lidhje me fajdet dhe detyrimin.

“Gjatë ditë së sotme nga ky fushëveprim në dy rajone të ndryshme janë realizuar dy operacione policore ku në dy raste të ndara janë arrestuar pesë persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhej në njoftim.

“Në rastin e parë, më 09.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 dhe ‘detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së”, thuhej më tej.

“Njësitë e lartcekura policore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde”, ka njoftuar policia.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.

Powered by WordPress