Po vazhdon akoma procesi i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegalë serbë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës, shkruan Arbëria TV.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë dorëzuar edhe 121 aplikime.
Kështu ka bërë të ditur për Arbëria TV, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur se nga fillimi i muajit maj deri sot, janë parashtruar 2294 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve nga qytetarët serbë.