Klubi francez, Lille thuhet se ka pranuar një ofertë të Manchester Unitedit për mbrojtësin e tyre të talentuar, Leny Yoro.
Real Madridi e ka bërë mbrojtësin e Lille, Leny Yoro, objektivin e tyre kryesor për pjesën e mbetur të verës dhe është i sigurt se do të përfundojë një marrëveshje.
Megjithatë, me Paris Saint-Germain dhe Liverpool të interesuar, Manchester United ka ndërmarrë hapin për të provuar të rrëmbejë marrëveshjen e tyre.
Sipas gazetarit të njohur Nabil Djellit, Djajtë e Kuq i kanë ofruar Lille plotë 50 milionë euro plus bonuse për Yoron, ofertë e cila është pranuar nga klubi francez.
Djellit vazhdon të raportojë se kjo është shumë më e lartë se oferta e Los Blancos, por Yoro mbetet i vendosur të nënshkruajë për Real Madridin, me United që po përpiqet ta bindë atë të ndryshoj mendje.
Këtë javë u raportua se Real Madridi është përpjekur të përshpejtojë negociatat për Yoron, dhe shpreson të ketë një marrëveshje të përfunduar këtë javë.
Ata janë aktualisht në negociata me Lille për të gjetur një marrëveshje rreth çmimit, për të cilin The Athletic thonë se do të pasohet nga një marrëveshje gjashtëvjeçare.
Disa raporte thonë se Yoro tashmë ka rënë dakord për kushtet personale, dhe ata mbeten favorit për nënshkrimin e tij.