Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Projekti i “Botës Serbe”, Çka thotë eksperti Shala, a ka rrezik në Ballkan?

Projekti i “Botës Serbe”, Çka thotë eksperti Shala, a ka rrezik në Ballkan?

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor. Sipas kryesuesit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Presidenca e këtij shteti nuk e kishte miratuar hyrjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë territorin e vendit. Ky veperim ka nxitur shqetësimin dhe alarmanin e ekspretëve të sigurisë mbi pasojat që mund të ketë për rajonin, sidmos në një kohë kur politika në Beograd ka filluar gjithnjë e më të madhe ta mbështes projektin e “Botës Serbe”.

Për këtë çështje, Televizioni Arbëria ka kontaktuar me ekspertin e sigurisë, Drizan Shala. Sipas tij, qëllim primar mbetet defunksionalizimi i shteteve që ishin shkëputur nga RSFJ, pa nga ndikimi serb.

“Ku qëllimi primar mbetet defunksionalizimin e shteteve që ishin shkeputur nga RSFJ respektivisht nga ndikimi Serb ku tani kjo e fundit po përpiqet që në vatrat e krizave të brendshme shoqërore e politike sikur në BiH , Malin e Zi, MKD Veriut dhe Kosoven të paraqitet në pigmente të caktuara situata e cila është në favorin e shtetit të ashtu quajtur Bota Serbe , ku e cila tani me është duke u funksionalizuar në formatin politik ndërkombetar përmese injektimit të veprimeve sikur siq ishtë në Republiken Serbe të BiH , parakalimi i kadeteve të akademis ushtarake Serbe dhe veteraneve të ushtris se Serbis”, tha ai për Televizionin Arbëria.

Eksperti i sigurisë tha mes tjerash se Ballkani duke përfshirë edhe Kroacinë e Slloveninë janë në targetin e Serbisë që në disa pjese të tyre të ri-aktivizohen agjendet e fjetur të ish sistemit.

“Ballkani ( ish shtet e RSFJ ) duke përfshir edhe Kroacin e Sllovenin janë në targetin e Serbis që në disa pjese të tyre të ri-aktivizohen agjendet e fjetur të ish sistemit , përmese formave dhe menyrave të ndryshme duke tentuar të defunksionalizohen proeset në shtet e tyre për favorin e shtetit të Serbis”, tha Shala tutje.

Poashtu, eksperti Shala tha se Kosova duhet të ndryshoj trajektoren e saj në veprim dhe analiz duke ri-modeluar proceset e brendshme që ataktojn sigurin dhe mbarvajtjen e proceseve politike në harmoni të plote më interesat e partnerit tone kryesore që është SHBA-ja.

“Kosova duhet të ndryshoj trajektoren e saj në veprim dhe analiz duke ri-modeluar proceset e brendshme që ataktojn sigurin dhe mbarvajtjen e proceseve politike në harmoni të plote më interesat e partnerit tone kryesore që është SHBA-ja dhe tani të vazhdohet në mënyren e duhur duke neutralizuar rreziqet e mundëshme që mund të cenohet siguria nacionale e vendit”, ka thënë për fund ai.

 

 

Powered by WordPress