Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjatë arrestimit të një personi, lëndohet një zyrtar policor, merr tretman mjekësor

Gjatë arrestimit të një personi, lëndohet një zyrtar policor, merr tretman mjekësor

Një polic është sulmuar ditën e hënë në Kaçanik.

Lidhur me rastin, policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik 08.07.2024-08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.