Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ShBA përsërit thirrjen ndaj Serbisë që të ketë drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

ShBA përsërit thirrjen ndaj Serbisë që të ketë drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

ShBA përsërit thirrjen ndaj Serbisë që të ketë drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, ka ripërsëritur thirrjen e ShBA-së për drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi të cilin ishin me shtetësi amerikane.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Miller shprehet se sot autorët e atij akti brutal janë të lirë. Zëdhënësi i DASH ka kërkuar qeverisë serbe të vazhdojë investigimin dhe të marri përgjegjësi për vrasjen e tre vëllezërve.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar ai në X.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare.