Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: “Pamundësitë” e misionit të kryeministrit të ri britanik

Kasolli: “Pamundësitë” e misionit të kryeministrit të ri britanik

Analisti politikë Afrim Kasolli ka shkruar pas zgjedhjeve në Britani, ku fitoi Partia Laburiste në krye me Kair Starmer, e që me këtë fitore u mposhtë Partia Konservatore në Britani pas një qeverisje prej 14 viteve, shkruan TV Arbëria.

Kasolli thotë se rezultati është një “rebelim” qytetarë kundër trashëgimisë konservatore.

“Ky rezultat shihet qartë se ishte një “rebelim” qytetar kundër trashëgimisë konservatore në vendin ishullor. Presionet e çmimeve të larta, degradimi i sistemit shëndetësor, dikur krenaria e këtij vendi, dhe imigrimi, janë vetëm disa plagomat e që kanë ardhur duke u përkeqësuar gjatë kësaj dekade”, ka shkruar Kasolli.

“Fillimisht ai i ka pranuar kufizimet fiskale konservatore të cilat e paraqesin pengesën kryesore në reformimin e investimeve publike. Sipas këtij artikulli rritja e pagave gjatë kësaj periudhe ka qenë me ulëta që nga luftërat napoleonike. Po ashtu rritja prodhimit të brendshëm prej 2007 nuk ka qenë më e madhe se 0.4 përqind, që është më e ulëta që nga viti 1876 . E njëjta gjë e karakterizon Shërbimin Nacional Shëndetësor. Shumë agjenci lokale të këtij sektori kanë falimentuar. Kurse sipas vlerësimeve të Komisionit për të ardhmen e Britanisë, të nominuar nga ish kryeministri laburist Gordon Broën, më shumë se 30 milionë banorë, pra gati gjysma e popullsisë, jeton në zona që nuk janë më të pasura se sa pjesët me të varfra të Gjermanisë Lindore, me të varfra se sa disa pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe më të varfra se sa shtetet e Misisipit dhe Virxhinas Perëndimore””, shkruan tutje Kasolli.

Lexoni shkrimin e plotë nga Arim Kasolli:

“Pamundësitë” e misionit të kryeministrit të ri britanik

Powered by WordPress