Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjakovë: Po digjte mbeturinat si pasojë e erës i vihet flaka një garazhe të një personi

Gjakovë: Po digjte mbeturinat si pasojë e erës i vihet flaka një garazhe të një personi

Policia ka njoftuar se një person në Gjakovë derisa ka djegur disa mbeturina, zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhën e një personi.

Si pasojë janë djegur dhe dëmtuar disa pajisje pune.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Gjakovë / 07.07.2024 – 17:40. Eshtë raportuar se gjersa i dyshuari mashkull kosovar ishte duke djegur disa mbeturina, si pasojë e erës zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhin e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe dëmtuar disa paisje pune. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.