Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U gjet i shtrirë në tokë, vdes 26-vjeçari në QKUK pasi ishte therur me thikë

U gjet i shtrirë në tokë, vdes 26-vjeçari në QKUK pasi ishte therur me thikë

A.Th., 26 vjeçar, ka vdekur sonte në repartin intenisiv në QKUK, aty ku po trajtohej nga mbrëmë për shkak të plagëve të rënda që mori nga therja me thikë. Një natë më parë, viktima u gjetë i shtrirë në tokë në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, ku dyshohet se është hedhur nga një automjet nga persona të panjohur.

Lidhur me rastin, policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit për TV Arbëria tha se rasti po hetohet dhe se viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Prizrenit, u dërgua për trajtim në ShSKUK në Prishtinë.

Raporti i plotë i policisë:

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke.
Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.
Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.
I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Rasti është duke u hetuar në kordinim me prokurorin e shtetot!!