Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Paska harruar mashtruesi që vetë e ka larguar Kosovën nga BE e NATO

Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Paska harruar mashtruesi që vetë e ka larguar Kosovën nga BE e NATO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë të fundit tha se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, ku menjëherë pas kësaj ka reaguar kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, shkruan TV Arbëria.

Haradinaj shprehet mjaft i ashpër ndaj kryeministrin duke thënë se Kurti e largoi Kosovën nga NATO dhe BE-ja.

“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tutje Haradinaj thotë se Kurti nuk po heq dorë nga mashtrimet.

“Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!”, ka shkruar Haradinaj. /TV Arbëria