Blog Post

Arbëria TV > Yje > Çiljeta tregon më shumë rreth raportit të saj me djalin e bashkëshortit/ Më thërret “mami”

Çiljeta tregon më shumë rreth raportit të saj me djalin e bashkëshortit/ Më thërret “mami”

E ftuar në një intervistë, Çiljeta ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale.

Ajo ka treguar se Beko, djali i Albanit e thërret mami.

“Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve. Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete Buçin njëherë, pyete edhe nënën.

Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit. Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë“, u shpreh këngëtarja.