Supermodelja, Emily Ratajkowski, u pa e mbyllur në bisedë me një lojtar të NBA-së gjatë një feste ekskluzive të 4 Korrikut.
Ratajkowski, 33 vjeçe, ishte pjesë e listës së të ftuarve të mbushur me yje në festën e Michael Rubin në Hamptons.
Modelja, e cila ka 30 milionë ndjekës në Instagram, është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan The Sun.
Dhe me sa duket ajo ra në sy të lojtarit të NBA, Grant Williams, 25 vjeç.
Fotografitë e siguruara nga “The US Sun” treguan çiftin duke folur dhe qeshur dhe duke kaluar një kohë të mirë.
Emily kishte një buzëqeshje të ndezur në fytyrën e saj ndërsa fliste me Williams.
Dhe ylli i basketbollit dukej se po i dëgjonte me vëmendje fjalët e saj.
Ratajkowski u nda nga ish-bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard, në korrik 2022 pas katër vitesh martesë.
Ajo ishte një nga një numër i madh i yjeve që morën pjesë në festën vjetore të White Party të Rubin më 4 korrik të këtij viti.
Ratajkowski iu bashkua Kim dhe Khloe Kardashian në Hamptons.