Charles Leclerc u detyrua të braktisë provat zyrtare në Çmimin e madh të Britanisë së Madhe, teksa para mikrofonave nuk e fshehu zhgënjimin për faktin që skuadra italiane e ka humbur disi ritmin konkurrues në garat e fundit.
Piloti nga Monaco pranoi se konfigurimet në makinë nuk po sjellin rezultatet e duhura dhe se skuadra po zhgënjen, çka ka shkaktuar edhe pak tension në garë te të dy pilotët.
“Që të premten vuajtëm shumë dhe nuk kisha ndjesi të mira. Unë isha kundër, por skuadra vendosi që të hyjmë në prova me makinën me konfigurimin e vjetër, që nuk funksionoi aspak. Kemi humbur disi ritmin në këto gara të fundit dhe duhet të punojmë shumë. Shpresoj të rikuperojmë diçka për garën”, u shpreh Leclerc.