Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Vullneti për nënshtrim si zemeraku i tiranisë

Vullneti për nënshtrim si zemeraku i tiranisë

Shkruan: Afrim Kasolli

Në shumë vepra te Ismail Kadaresë spikat ideja se si tiranitë nuk mund te kenë sukses, te lulëzojnë dhe t’i shtypin shoqërite njerëzore pa vullnetin e nënshtetësave per t’u pajtuar dhe miratuar këtë regjim.

Madje, këta ta fundit as nuk dëshirojnë te dalin nga kthetrat e se parës. Janë komod me tentakulat e regjimit.

Në romanin Piramida, kur Fareoni merr vendim që te ndërpritet ndërtimi i këtyre objekteve “mistike”, jane ata që e kanë mbajtur barren kryesore në ndërtimin e tyre, qe nuk mund te solidarizohem me këtë vendim të sundimtarit. Pushtohen nga ankthi, traumat dhe frika kolektive mbi ketë lajm gjemtar.

Po ashtu, te Pallati i Ëndrrave, është vërtetë se dekreti për dorëzimin tyre është perandorak. Por mbetet simptomatik fakti se me çfarë vullneti dhe pasioni te pa epur që fqinjerojn me kufijtë e një ekstaze të dorëzimit, njerëzit nga skajet me te largëta të Perandorise i dorëzojnë ëndrrat para autoriteteve. Nga ky akt ata e përjetojnë një sens të katarsisit moral. Sepse me nuk do të ndrydhin në skutat e errëta të qenies se tyre fshehtësi dhe sekrete mekatare. Çlirohen nga pesha e fajit dhe barra e ndërgjegjjes se vrerosur.

E njëjta frymë e karakterizon edhe romanin Qorrfermani. Kur kumtohet dekreti i çsyzimit në fillim shkakton huti, trullosje dhe kërshëri tronditëse. Mirëpo, shumë shpejt i njëjti pranohet pa asnjë hezitim. Madje njerëzit lumturohen qe po i nënshtrohen këtij fermani. Shembull tipik i kësaj fushate mund te merret personazhi i Abdurrahimit. Si një nëpunës protokolli në kryeqytet, ai pohon se i “flijova me gjithë qejf sytë e mi”. Dhe po ashtu përveç kënaqësisë që ndjeva, ngaqë munda të bëjë diçka për të mirën e shtetit, i jam mirënjohës Qorrfermanit që më shpëtoi nga vuajtjet e ndërgjegjes që më shkaktonte vetë mendimi se sytë e mi ishin një burim fatkeqësisish”.

Këto dhe shumë vepra të tjera dëshmojnë se me çfarë mprehtësie dhe imagjinate letrare, Kadare e kishte zbardhëlluar betejen kryesore të qenieve njerëzore kunder fashizmit psikologjik që ndodhet brenda nesh. Pra ate lloj fashizmi, që sic thoshte Michel Fuko, na nxit dhe bene qe ta adhurojme dhe glorifikojme, pikërisht ate formë të pushtetit që na dominon dhe nenshtron. /TVArbëria

Powered by WordPress