Një nga heronjtë e fitores së Francës ndaj Portugalisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Ousmane Dembele është shpallur lojtari i ndeshjes.
Ai hyri në lojë si zëvendësues, e më pas shënoi nga penalltitë me këmbën e djathtë edhe pse është këmba më e dobët e tij, gjë që shkaktoi diskutime interesante në rrjetet sociale.
Megjithatë, në një nga intervistat e tij të mëparshme teksa luante për Rennes në të kaluarën, ai foli për këtë fenomen.
“Unë jam mëngjarash, por gjuaj penallti me këmbën e djathtë, sepse gjuaj më mirë me të”, ka shpjeguar shkurt francezi talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Dembele ka shënuar dy herë penallti me Barcelonën me këmbën e djathtë dhe njëherë tjetër me fanellën e Rennesit.
Ai u tregua i saktë edhe ndaj Portugalisë, derisa në përgjithësi ka pesë gola në 48 paraqitje me Francën.