Janë mbyllur 90 minutat e ndeshjes çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024.
Rezultati pas kohës së rregullt është i barabartë, 1:1.
Breel Embolo shënoi për epërsinë fillimisht të “helvetikëve” në minutën e 75-të.
Kurse, vetëm pesë minuta më pas, Bukayo Saka me gol të bukur barazoi shifrat.
Mbetet të shihet nëse në vazhdime do të ketë fitues, apo penalltitë do të jenë opsioni i fundit.