Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama njofton për shkëputjen e kontratës me një kompani të papërgjegjshme

Rama njofton për shkëputjen e kontratës me një kompani të papërgjegjshme

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se është bërë shkëputja e kontratës me një kompani që lidhet me ndërtimin e rruges “Gllogovicë-Grexhenik” dhe krahut të rrugës “L.Vitija”, shkruan TV Arbëria.

Në njoftim thuhet se kjo është bërë përshkak të papërgjegjsisë.

“Një kompanie i kemi shkëputur kontratën dhe tërhequr garancionin bankar në vlerën e 50.000 eurove, për shkak të papërgjegjshmërisë, pasi nuk ka realizuar planin dinamik të punës siç ishte kontraktuar dhe punonte me cilësi të dobët.
Ky veprim lidhet me ndërtimin e rrugës “Gllogovicë-Grexhenik” dhe krahut të rrugës “L.Vitija”.
Kompanitë e papërgjegjshme nuk do të tolerohen”, thuhet në njoftimin e kryetarit. /TV Arbëria/