Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Faton Hajrizi shpallet në kërkim nga policia pasi u arratis nga Burgu i Smrekonicës

Faton Hajrizi shpallet në kërkim nga policia pasi u arratis nga Burgu i Smrekonicës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të arratisurit nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizin i cili është arratisur sot nga burgu për të nëntën herë me radhë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, policia ka publikuar fotografitë dhe të dhënat e të arratisurit, Faton Hajrizit me shpresën se do të lokalizohet adresa e të njëjtit.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve janë suspenduar dy oficerë korrektues.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim. Personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Emri: Faton

Mbiemri: Hajrizi

Nofka

Emri i babait: Mustafë

Data e lindjes: 06.02.1985

Vendi i lindjes: Skenderaj

Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj

Gjinia: M

Ngjyra e flokëve: Zezë

Ngjyra e syve: Kaltër

Nacionaliteti: Shqiptar

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit, Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe mjekër