Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje, MPJD tregon arsyen

Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje, MPJD tregon arsyen

Disa deklarime që bien ndesh me njëra tjetrën, janë dhënë nga sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ka të bëjë me vërejtjen që i është shqiptuar Haxhollit, nga kjo ministri.

Në përgjigjet për IndeksOnline, MPJD ka sqaruar gjithçka, duke thënë se është e ndaluar që ai të jap deklarata  të cilat nuk janë të koordinuara me ministrinë.

‘’Përkundër paralajmërimeve, takimeve dhe vetë zotimit nga ana e tij, Haxholli ka vazhduar të shprehë deklarata dhe qëndrime publike, të cilat as nuk kanë qenë të koordinuara me Ministrinë e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe as nuk kishin aprovim paraprak”- thuhet në përgjigjen e MPJD-së, për IndeksOnline.