Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sulm izraelit në Gaza, vriten 29 palestinezë, mes tyre dy gazetarë

Sulm izraelit në Gaza, vriten 29 palestinezë, mes tyre dy gazetarë

Izraeli nuk ka ndalur sulmet në Gaza, duke vrarë 29 palestinezë, mes tyre 2 gazetarë. Sipas raportimeve, sulmet janë intensifikuar në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, si dhe në vendbanimin Shujaye në veri të enklavës.

Në sulmin e sotëm izraelit në kampin Nuseirat në Gaza, të paktën 10 palestinezë u vranë dhe disa njerëz u plagosën. Të paktën 38,098 palestinezë janë vrarë dhe 87,705 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë 87 persona janë vrarë në 48 orët e fundit, sipas një deklarate të ministrisë së shëndetësisë.