Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Koha kur Faton Hajrizi i lavdëronte kushtet e burgut: E ke dyshekun, çebën e shëtitje dy herë në ditë

Koha kur Faton Hajrizi i lavdëronte kushtet e burgut: E ke dyshekun, çebën e shëtitje dy herë në ditë

Faton Hajrizi, i dënuarp ër vrasjen e ushtarit rus të KFOR-it, është arratisur për herë të nëntë nga burgu.

Për këtë rast, janë suspenduar dy oficerë.

Në një intervistë, Hajrizi i lavdëronte kushtet e burgut. Në këtë intervistë Hajrizi thoshte sikur të ishte trajtuar siç trajtohet aktualisht, nuk do të arratisej nga burgu.

“Vetmia e sotit aplikohet nga 15 ditë deri në 30 ditë për raportet disiplinore që bëjnë diçka të burgosurit shkelje, varet a është e rëndë apo e lehtë ose e mesme. Atëherë te unë kjo vetmia e sotit nuk është kurgjo, kjo të mush mend, me i thirrë mendjes kur shkon aty 15 ditë, 30 ditë që mos me bo më. E ke dyshekun, e ke çebën, e ke higjenën e ke shetitjen dy herë në ditë, e ke mjekimin e rregullt” – thoshte ai në një intervistë për Betimin për Drejtësi.