Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një burrë në Prishtinë, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë me 8 fishekë

Arrestohet një burrë në Prishtinë, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë me 8 fishekë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë”.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.