Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Trupi i njeriut ka nevojë për 10 ditë në det

Trupi i njeriut ka nevojë për 10 ditë në det

Shkencëtarët kanë përcaktuar që deti na bën më të relaksuar, por dhe e ndryshon kiminë e trupit tonë.

Njerëzit qëmoti kanë qenë të vetëdijshëm për të mirat e ujit të detit. Bile, edhe mjekët e shekullit XVIII kanë aplikuar terapinë duke i këshilluar njerëzit që të lahen në det.

Qëmoti është zbuluar efekti i mirë i detit në organizmin e njeriut. Deti bën që trupi dhe truri të na pushojnë plotësisht.

Është zbuluar që tingujt e detit stimulojnë zonat e trurit të quajtura korteksi prefrontal, i cili është përgjegjës për emocionet tona dhe reflekset personale.

Tingujt e detit përmirësojnë vetëdijen dhe mirëqenien emocionale. Valët ndihmojë që trupi ynë të nxjerrë jashtë jonet dhe të absorbojë më shumë oksigjen dhe e rregullon nivelin e serotoninës, substancë e cila kontrollon anksiozitetin.

Tingulli i detit në trupin e njeriut

Zhurma të cilën e emitojnë valët ulin nivelin e kortizolit, hormon i stresit, dhe i kontribuojë qetësimit. Ai tingull më së shumti na rikujton tingullin të cilin e kemi dëgjuar kur kemi qenë në barkun e nënës. Për këtë shkak në det ndihemi të sigurt dhe të lumtur.

Shikimi i detit dhe trupi i njeriut

“Kur shikojmë detin, apo kur jemi pranë bregut të detit, ne jemi në një ambient tepër të bukur dhe të qëndrueshëm”, thotë neurologu Michael Merzenich. Ai ka shpjeguar që ndihemi të sigurt kur jemi në vendet ku nuk ka kërcënim, siç është deti. Sipërfaqja e ujit e cila humbet në horizont transmeton në trurin tonë ndjenjën e stabilitetit dhe të sigurisë.

Rrezitja në plazh dhe trupi i njeriut

Studimet kanë treguar që kur rrezitemi në plazh, ngrohtësia ndikon në sistemin tonë endokrin i cili është përgjegjës për lirimin e endorfinës (i njëjti kimikat i cilina bën të ndihemi të lumtur derisa jemi duke ngrënë çokollatë).

Powered by WordPress