Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen tre persona, tentuan ilegalisht t’i kalojnë në Serbi disa pajisje bujqësore dhe mjete pune

Arrestohen tre persona, tentuan ilegalisht t’i kalojnë në Serbi disa pajisje bujqësore dhe mjete pune

Tre persona janë arrestuar afër kufirit Republika e Kosovës – Serbi, pasi të njëjtit dyshohet se kanë tentuar ilegalisht t’i kalojnë në territorin e Serbisë pajisje bujqësore dhe mjete pune.

“Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, afër kufirit Republika e Kosovës – Serbi, është hasur e ndaluar vetura me targa të huaja në të cilën kishin qenë tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku kishin të ngarkuara pajisje bujqësore dhe mjete pune, dyshohet se kanë tentuar ilegalisht t’i kalojnë në territorin e Serbisë”.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, kurse automjeti me mall është dërguar në terminal doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.