Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U zhduk dhe pastaj u gjet e vdekur në një përrua të fshatit, policia jep detaje për rastin e të moshuarës në Gjilan

U zhduk dhe pastaj u gjet e vdekur në një përrua të fshatit, policia jep detaje për rastin e të moshuarës në Gjilan

Dje është gjetur e vdekur e moshuara e cila ishte raportuar si e zhdukur nnga familjarët e saj.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij rasti.

Në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur në Dobërqan të Gjilanit. Gruaja është gjetur pa shenja jete në një përrua të këtij fshati.

“Fsh. Dobërqan, Gjilan  04.07.2024 – 00:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte e raportuar person i zhdukur, më 05.07.2024  është gjetur pa shenja jete në një përrua të fshatit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”