Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Murseli: Qeveria aktuale nuk ka lënë asnjë shenjë që tre vite qeverisje

Extra AL PVC

Anëtari i Kuvendit Komunal në Gjilan, Gentrit Murseli thotë se është ndërtuar një narracion i pavërtetë për shtetin e Kosovës nga ana e Vetëvendosjes, duke thënë se per 20 vite nuk ka pasur sukses në vendin tonë.

Murseli në një intervistë per Tv Arbëria nuk ka hezituar të flas për deklaratat e kryeministrit Kurti apo partisë së tij, ku kanë thënë se nuk ka funksionuar asgjë në Kosovë për 20 vite, ndërkohë anëtari i Kuvendit Komunal i kundërpërgjigjet këtyre deklaratave duke theksuar disa nga arritjet e Kosovës.

“Në qoftëse një subjekt politikë në Republikën e Kosovës për një periudhë të gjatë kohore sa ka qenë në opozitë e ka ndërtuar një lloj diskursi politikë që Kosova është shtet i trishtuar, që në Kosovë s’ka funskionuar asgjë që 20 vite, që në Kosovë ka pasur 20 vite hajni, që nuk ka pasur asnjë sukses që 20 vite duke pretenduar që janë shpresa e vetme në Kosovë, unë mendoj që është ndërtuar një narracion i pavërtetë sepse Kosova për 20 vite ka pasur zhvillime në aspektin infrastrukturor edhe në aspektin e ndërtimit të institucioneve të administratës publike e që suksesi më i madh ka kulmuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pastaj kemi pasur njohje ndërkombëtare, jemi anëtarësuar në organizata ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Më tej, Murseli thotë se vendi ynë ka pasur zhvillim por që ka pasur ende vend për zhvillime edhe më të mëdha.

“Kemi pasur njohje ndërkombëtare, jemi anëtarësu në organizata ndërkombëtare, kemi qenë shtet në zhvillim dhe unë po them që për 20 vite ka pasur vend për punë edhe më të mëdha, sigurisht që ka pasur vend që të zhvillohemi edhe më tepër, mirëpo nuk është e vërtet që nuk ka pasur zhvillim për 20 vite”, ka thënë Murseli për TV Arbëria.

Ai thekson se qeveria aktuale nuk ka lënë asnjë shenjë që tre vite qeverisje.

“Po e shohim që e kemi një subjekt i cili është duke u qeverisur që 3 vite dhe nuk ka lënë shenjë as në zhvillim ekonomik, as zhvillim infrastrukturor as në përmirsim të sistemit të arsimit, as në atë të shëndetësisë dhe tash kur një i ri i vendit tonë që është sulmuar me këtë narracion publik, e në anën tjetër e ka një qeveri që nuk ka ndërtuar asgjë për qytetarët e Republikës ëë Kosovës, cili është qëllimi i të rinjëve për të ndërtuar një të ardhme në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Muresli./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...

Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me...

“Ke publiku video të manipuluar, Albini në kerr me 1 kg suxhuk e me qebe”, Dibran Hoxha debaton ashpër me Mirenen, Valon Syla e...

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti. Pjesë nga...

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi. Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka qenë pahiri në...