Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pse Bellingham i shpëtoi dënimit e Demirali jo?

Pse Bellingham i shpëtoi dënimit e Demirali jo?

 

Heroi anglez, Jude Bellingham arriti t’i shmangej një dënimi me lojë për festimin e tij kontrovers pas golit kundër Sllovakisë.

Mesfushori u dënua me gjobë dhe një suspendim me kusht, çka do të thotë se ai do të lejohet të luajë në ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Zvicrës të shtunën.

Ndërkohë, Turqia do të jetë pa Merih Demiral pasi u dënua me një ndalesë prej dy ndeshjesh për shkak se festoi golin kundër Austrisë me një gjest politik.

Shumë futbolldashës po pyesin përse Bellingham ka shmangur një dënim me ndeshje moslojë, ndërsa Demiral do të humbasë çerekfinalen kundër Holandës dhe gjysmëfinalen, nëse ekipi i tij vazhdon në garë.

Diferenca është për shkak të natyrës së festimeve të tyre.

Bellingham u akuzua se bëri një gjest të pasjellshëm në bankinën e Sllovakisë pas golit të tij, por ylli i Real Madridit shpjegoi se ishte një “shaka” me shokët e tij në tribuna.

UEFA vendosi që ai të ndëshkohej për “shkelje të rregullave bazë të sjelljes”.

Demiral, nga ana tjetër, bëri një ‘përshëndetje’ politike pasi festimi i tij u pa si një sinjal i grupit politik të djathtë turk, “The Grey Wolves”.

UEFA shpjegoi se ai u pezullua “për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime jo-sportive”.

Anglia do të shfrytëzojë disponueshmërinë e Bellingham si një avantazh të madh gjatë përgatitjeve për çerekfinalen e Euro 2024 kundër Zvicrës të shtunën.

Në anën tjetër, Turqia do të shpresojë që ata mund të mbulojnë mungesën e Demiralit, pasi ballafaqohen me Holandën.

Bellingham pa dyshim do të jetë në ekipin startues për ndeshjen e fundjavës.

Fituesi i ndeshjes së Anglisë kundër Zvicrës do të vazhdojë për t’u përballur ose me Turqinë ose me Holandën në gjysmëfinale.

Powered by WordPress