Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në lagjen “Kodra e Trimave” e njohur si “Vranjevc.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dyshohet se ka të lënduar.
Në vendngjarje është parë ekipi i autoambulancës.
Derisa, në vendin ku ndodhi aksidenti kanë dalur edhe ekipet policore.
Arbëria TV ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.