Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë takim është diskutuar për situatën politike në vend dhe qëndrimin e LDK-së lidhur me këto ngjarje.
Po ashtu, ata kanë diskutuar edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të saj”, thuhet në njoftim.