Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një studim i ri.
Shumë të mira shëndetësore mund të vijnë nga dietat e mira, por ky hulumtim hodhi dritë se si ndikon dieta në shëndetin e veshkave.
Hulumtuesit amerikan, gjeten lidhjet mes dietave pro inflamatore dhe rrezikut të lartë për zhvillim të dëmtimit të veshkave, të njohura si sëmundje renale të fazës përfundimtare tek njerëzit që kanë sëmundje kronike të veshkave.
“Ne sugjerojmë që dietat antiinflamatore të testohen nëse ato do mund të çojnë në shkallë më të ulët të [sëmundjes renale të fazës përfundimtare], sepse gjetjet tona tregojnë një rrezik të lartë të kësaj sëmundjeje si shkak i një diete inflamatore “, tha Tanushree Banerjee, prezantuese e hulumtimit.
Ushqimet pro-inflamatore përfshijnë karbohidratet e rafinuara, sheqeri, fruktoza e misrit, mishi i kuq, pijet e gazuara dhe ushqimet e skuqura.
Në këtë mes ka edhe disa perime, duke përfshirë domatet, patëllxhanët dhe specat që mund të shkaktojnë reaksione inflamatore