Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > 7 gabimet që bëjmë gjatë ushqyerjes

7 gabimet që bëjmë gjatë ushqyerjes

Dhimbja e barkut është një ankesë e zakonshme për shumë njerëz, por që ka një ndikim kryesor në cilësinë e jetës.

Sipas Cassandra Barns, dietologe britanike: “Sistemi ynë i tretjes përbëhet nga disa pjesë, ku ndodhin procese të ndryshme të tretjes. Lloje të ndryshme të qelizave krijojnë substanca, duke përfshirë enzimat dhe acidet, të cilat udhëzojnë pjesët e tjera të tretjes të kryejnë procesin”.

Por shpesh ne bëjmë disa gabime që janë fatale për tretjen dhe që sjellin problemet me dhimbjet e barkut dhe stomakut.

Ngrënia e vazhdueshme

Ngrënia e herëpashershme sjell një efekt të dëmshëm të sistemit tonë të tretjes, duke vënë stomakun në një presion të madh. Shona Wilkinson, mjeke dietologe ka shpjeguar: “Nëse ju konsumoni ushqim herë pas here, stomaku nuk do të jetë në gjendje të prodhojë substancën e acidit në stomak, sepse enzimat dhe qelizat kërkojnë kohë për të prodhuar sasinë e nevojshme të acidit”.

Përtypja jo e rregullt

Procesi i përtypjes është i nevojshëm për të kthyer ushqimin në grimca të vogla. Sipas dietologëve këshillohet që çdo kafshatë të përtypet të paktën 30 herë sepse në këtë mënyrë, stomaku do të kryejë funksionin në mënyrën e duhur.

Mungesa e fibrave në ushqime

Fibrat janë komponenti jetik i çdo diete e cila ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Sipas Dr. Marilyn Glenville: “ Fibrat mund të shërbejnë si një antibiotik, duke stimuluar rritjen e baktereve miqësore, të nevojshme për sistemin e tretjes”.

Stresi

Stresi mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, duke nisur nga dhimbja e kokës deri tek presioni i lartë i gjakut. Por ajo që shfaq më shumë shqetësim është fakti që stresi shkakton fryrje dhe probleme te funksionimit të sistemit të tretjes. Sipas mjekëve nuk duhet të konsumojmë ushqim kur jemi nën stres.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Mungesa e aktiviteteve fizike, rrit ndjeshëm problemet e sistemit të tretjes, shpjegojnë mjekët. Sipas tyre duke lëvizur trupin gjatë ditës, do të stimulohet edhe tretja më e shpejtë e ushqimit, duke mos sjellë rëndime në stomak, apo duke shkaktuar dhimbje barku.

Përdorimi i shpeshtë antibiotikëve

Antibiotikët janë të nevojshme në luftën kundër infeksioneve, mirëpo ato mund të ndikojnë edhe në zhdukjen e baktereve “ të mira” në zorrë si dhe në pamjaftueshmërinë e prodhimit të laktozës, i nevojshëm për procesin e tretjes. Për këtë arsye këshillohet përdorimin e vitaminave të lehta.

Anashkalimi i djegies së stomakut

Ndjesia e djegies në stomak në mënyrë të vazhdueshme ka të bëjë me ulçerën. Nëse keni djegie stomaku ju nuk duhet të përdorni alkoolin, kafen, apo salcat pikante, në të kundërt gjendja juaj do të përkeqësohet.

Powered by WordPress