Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Berisha: Kurti është mashtrues, asnjëherë s`ka treguar kush e ka financuar për 15 vite

Berisha: Kurti është mashtrues, asnjëherë s`ka treguar kush e ka financuar për 15 vite

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, i pari i Qeverisë është mashtrues.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti sqarime për financimin e VV-së sa ka qenë në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti në Qeveri është duke vjedhur përmes tenderave njëburimor.

“Mashtruesi mbetet mashtrues, pavarësishtë është në opozitë apo pozitë, siç është mashtrues i cili asnjëhet nuk tregon kush e ka financu 15 vite sa ishte në opozit, sepse tash që është në pozitë po dihet që është duku vjedhur përmes tenterëve një burimor etj etj”, ka shkruar Berisha.